Telegrafi

Dritarja për qetësi të plotë, shuan zhurmën deri në 50 për qind, edhe nëse është e hapur (Foto)

Shkencëtarët nga një universitet në Singapor, e kanë krijuar dritaren që ofron qetësi të plotë dhe shuan zhurmën deri në 50 për qind, edhe kur është e hapur.

Kjo pritet të ofroj qetësi për ata që jetojnë në zonat e zhvilluara, apo pranë fqinjëve të zhurmshëm, transmeton Telegrafi.

Pajisja punon me anë të teknologjisë së ‘kontrollimit të zhurmës aktive’ – që gjendet kryesisht te dëgjueset për ndalimin e tingujve – e adoptuar të shërbejë në hapësira më të mëdha.

Qetësi maksimale edhe në zonat e zhurmshme

Rreth kornizës janë të vendosura disa njësi, secila prej tyre e pajisur me nga një mikrofon, që e detekton zhurmën, para se të futet në dritare – menjëherë prodhon një tingull, që e shuan dhe e bën të padëgjueshëm atë që vije nga jashtë.

Kjo ndihmon që zhurma të reduktohet deri në 50 për qind, kur dritarja është e hapur, gjë që ndihmon në ajrosjen e enterierit pa pasur nevojë për kondicioner.

Deri më tani, pajisja që është në fazat fillestare, shpenzon dhjetë vat, njëjtë sa një radio. Hulumtuesit janë duke punuar vazhdimisht, për ta bërë sa më të lirë dhe të fuqishme. /Telegrafi/