Site icon Telegrafi

‘Dritaret e verës’ të cilat ishin përdorur në Toskanë gjatë kohës së murtajës, rikthehen edhe sot mes pandemisë së coronavirusit

Restorantet dhe baret në Itali kanë filluar rihapjen e ‘dritareve të verës’ si masë për respektimin e distancimit shoqëror, të cilat janë përdorur shumë vite më parë në kohën e murtajës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 300 dritare të vogla gjenden në rajonin verior të Italisë të Toskanës, ndërsa 150 prej tyre janë gjetur brenda mureve të qytetit të vjetër të Firencës.

Tradicionalisht ‘dritaret e verës’, të njohura si “buchette del vino”, u përdorën në vitin 1630, gjatë kohës kur murtaja ishte përhapur me të madhe.

Dritaret ia mundësuan tregtarëve t’ua kalonin verën e tyre klientëve, pa rënë në kontakt me ta.

Ndërkohë në kohët e sotme gjatë kësaj periudhe të pandemisë, disa biznese të vogla në Toskanë, e kanë ringjallur traditën e këtyre dritareve, për të shitur verë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=n4Xiakeos8I

Exit mobile version