Site icon Telegrafi

Dritaret e plastikes kanë “opsionin” për verë dhe dimër – mënyra se si mund ta ndryshoni këtë!

Më parë, me fillimin e dimrit, njerëzit tentonin të izolonin dritaret e tyre prej druri në mënyra të ndryshme.

Por sot, me vendosjen e dritareve të plastikës nëpër dhoma, zyra, spitale, shkolla dhe jo vetëm, mund të themi se ky problem është shumë më lehtë për tu zgjidhur, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, shpeshherë, instaluesit mjeshtër, duke tentuar të kryejnë sa më shpejtë punën e tyre, harrojnë t’u tregojnë pronarëve të dritareve të reja dy gjëra të rëndësishme.

Së pari, të gjitha pjesët lëvizëse të pajisjeve kërkojnë lubrifikim të rregullt.

Një procedurë e tillë duhet të kryhet të paktën një herë në vit, duke përdorur edhe vaj të zakonshëm të motorëve.

Së dyti, me ndryshimin e stinëve, dritaret duhet të kthehen në pozitën e verës dhe dimrit. /Telegrafi/

Exit mobile version