Vizitën e parë zyrtare e Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të Qeverisë së re malazeze do të jetë në Bruksel.
Kjo u ra dakord në takimin e të mandatuarit për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq dhe kandidatit për zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq, me shefin e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oan Kristina Pop.
Megjithëse u raportua se lideri i shqiptarëve u kërcënua me jetë, Abazoviq nuk ka folur rreth këtyre ngjarjeve të fundit.
Lëvizja Qytetare URA e vlerëson këtë marrëveshje si një shprehje të vullnetit politik për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) dhe një partneritet edhe më të fortë midis Malit të Zi dhe BE-së, transmeton Telegrafi.
Danas smo mandatar za sastav nove Vlade Crne Gore, profesor @ZdravkoKrivokcg i ja, održali radni doručak sa šeficom Delegacije EU u Crnoj Gori, gospođom Oanom Kristinom Popom @EUAmbME. 1/3 pic.twitter.com/OxYIILJV75
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) November 24, 2020
“Në një takim jashtëzakonisht konstruktiv, Krivokapiq dhe Abazoviq falënderuan ambasadorin Popi për ndihmën e madhe në shumën prej 28 milionë eurove, që BE-ja i dërgoi Malit të Zi brenda paketës së grantit me vlerë 53 milionë eurove për zbutjen e efekteve të krizës së madhe ekonomike dhe shëndetësore”, ka shkruar politikani shqiptar në Twitter.
Abazoviq e vlerësojnë takimin e sotëm si një vazhdim të bashkëpunimit intensiv që, siç thanë ata, përfaqësuesit e shumicës së re parlamentare kanë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi.
URA njofton se ky bashkëpunim do të “intensifikohet menjëherë pas formimit të Qeverisë dhe fillimit të proceseve të rëndësishme të reformës, të cilat janë të nevojshme për Malin e Zi”. /Telegrafi/
Izrazili smo zahvalnost ambasadorki Popi na pomoći u iznosu od 28 miliona EUR koju je Evropska unija uputila Crnoj Gori, za prevazilaženje posljedica koje je izazvala pandemija. 2/3
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) November 24, 2020
Dogovoreno je da prva zvanična posjeta premijera i zamjenika premijera bude posjeta Briselu odnosno našim partnerima iz Evropske unije.
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) November 24, 2020