Drita është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Ferizajn me rezultat minimal 1-0.
Gjilanasit kanë vuajtur shumë në këtë sfidë, pasi për të gjetur golin e epërsisë u desh të pritej minuta e 91-të.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0, përkundër dominimit nga skuadra gjilanase.
Edhe në pjesën e dytë Drita ishte më kërkese, derisa mysafirët mbroheshin mirë.
Por në minutën e 91-të, i inkuadruari në lojë, Almir Ajzeraj arriti të fitoj një penallti ku u pengua në zonë nga Donat Hasanaj.
I saktë nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0.
Me këtë fitore Drita vazhdon të jetë lider me 30 pikë, derisa Ferizaj zë vendin e fundit me vetëm tetë pikë.
Në xhiron e ardhshme Drita luan në udhëtim te Llapi, derisa Ferizaj pret Drenicën. /Telegrafi/