Telegrafi

Drita triumfon ndaj Ferizajt dhe rikthehet në vendin e parë

Foto: Arkiv

Drita ka fituar 3-0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë kishte raste nga të dyja anët, mirëpo portat mbetën të paprekura.

Ndeshja nisi më keq për mysafirët, që mbetën me dhjetë lojtarë më pak në fushë, shkaku që Leutrim Rexhepi u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, Drita ishte edhe më e aktivizuar për të marrë tri pikë në stadiumin e tyre.

Dhe ky gol erdhi në minutë e 82-të, kur për 1-0 realizoi Ardit Tahiri.

Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe të dytin me anë të Kastriot Selmanit, për rezultatin 2-0.

Drita ia doli të shënonte edhe të tretin, tani përmes Marko Simonovskit (90+4′), që vulosi fitoren e gjilanasëve në 3-0

Pas javës së 31-të, Drita është rikthyer në vendin e parë me 63 pikë, dy më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak, ndërsa Ferizaj është në vendin e parafundit me 31 pikë. /Telegrafi/