Telegrafi

Drita me triumf minimal në udhëtim te Arbëria

Me rezultat minimal prej 1-0, Drita ka fituar si mysafir i Arbërisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Vendasit patën më shumë raste shënimi në fillim të takimit, ndërsa më pas vazhduan të rrezikonin mysafirët.

Dhe rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë. Pas një harkimi nga gjuajtja e lirë, Bujar Shabani e dërgoi topin në rrjetë (45’+1).

(Foto: Facebook/Drita DC)

‘Intelektualët’ u përpoqën të shënoni edhe golin tjetër në fraksionin e dytë, ndërkohë që nikoqirët tentuan të barazonin.

Megjithatë, deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati gola të tjerë, ashtu që skuadra nga Gjilani iu gëzua fitores.

Drita është tri pikë prapa liderit Ballkani, ndërsa është dy xhiro prapa skuadrave të tjera. Arbëria mbetet në kuotën e 11-të pikëve dhe qëndron në vend të pestë në tabelë. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/Drita DC)