Drita e Gjilanit është skuadra që pritet të zhvillojë edhe tri ndeshje që secila ka më shumë rëndësi se tjetra.
Skuadra bardhëekaltër finalen e parë e ka kundër Gjilanit në derbin më të madh lokal në vend.
Nëse humbet këtë ndeshje, e Istogu fiton në Skenderaj, atëherë Drita do të bien në Ligën e Parë.
Në rast fitoreje Drita, do të luajë në barazh, edhe një finale tjetër.
E fundit finale për Dritën është ajo e Kupës ku do të përballet me Prishtinën. /Telegrafi/