Tërmeti i Meksikos ka shkaktuar një fenomen të rrallë, gjatë së cilit në qiellin e kryeqytetit Mexico City janë paraqitur drita të çuditshme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dritat mund të shihen duke u ndezur mbi Mexico City. E videoja e publikuar nga skena tregon shfaqjen dramatike.
Për këtë fenomen thuhet se dihet pak, i cili nganjëherë mund të shpjegohet se vjen si pasojë e shpërthimit të gjeneratorëve ose sistemeve të energjisë.
Një shpjegim tjetër pohon se lëvizja tektonike e shkëmbinjve duke përfshirë kuarc gjeneron një fushë piezoelektrike e cila prodhon dritë.
Instituti Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti kishte një magnitutë prej 8.0 shkallësh dhe epiqendra e tij ishte 102 milje në perëndim të Tapachulës në shtetin jugor Chiapas.
Edhe në Mexico City, tërmeti u ndje aq fort sa që banorët, të frikësuar, u mblodhën në rrugë nga frika se ndërtesat do të shembeshin. /Telegrafi/
https://twitter.com/lalocedeno/status/906022311731462144
Luces mientras temblaba en la CDMX #AlertaSismica #Temblor pic.twitter.com/HM0PowrjTN
— Jorge Gregorio (@galvezgregory0) September 8, 2017