Telegrafi

Drita tanimë me përvojë në Evropë pret debutuesit e Deçiçit në Prishtinë

Natë evropiane do të jetë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Nën-kampioni i Kosovës, Drita do të fillojë aventurën evropiane në UEFA Conference League, ku ndeshjen e parë do ta zhvilloj në shtëpi.

Gjilanasit do të përballen me skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, FC Deçiç.

Drita konsiderohet favorite për ta fituar ndeshjen, por mysafirët nga Tuzi kanë ardhur me qëllim të qartë që mos të mposhtën në këtë sfidë.

Kjo është hera e parë që dy skuadrat përballen mes vete, derisa takimi i kthimit zhvillohet pas një jave në Podgoricë.

Fituesi i këtij dueli do të takohet në raundin e dytë kualifikues ndaj gjigantit holandez Feyenoord. /Telegrafi/