Drita do të fillojë sot (e mërkurë) rrugëtimin në Ligën e Konferencës, derisa përballet me Inter Turku të Finlandës.
Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të zhvillohet në stadiumin “Veritas Stadion”.
Drita përfundoi në vendin e dytë në BKT Superligën e Kosovës në edicionin e kaluar, ndërsa në garën e re të UEFA-s do të synojë të plasohet sa më lartë,
Në anën tjetër, Inter Turku ka po ashtu një përvojë në arenën ndërkombëtare dhe do të jetë një ndeshje e mirë për t’u parë.
Në këto përballje, zhvillohen nga dy ndeshje vajtje-ardhje, derisa skuadra gjilanase në të dytën është vendas.
Por, Drita do të synojë të përfundojë çështjen e kalimit në raundin tjetër nga raundi i parë, për t’i mos i lënë asgjë befasisë. /Telegrafi/