Telegrafi

Drita synon rezultat pozitiv në udhëtim te Inter Turku, formacionet zyrtare

Inter Turku dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Nën-kampioni i Kosovës e nis fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës në udhëtim te klubi finlandez.

Ky takim pritet të zhvillohet në ‘Veritas Stadion’ në Turku me fillim nga ora 17:00.

Lexo po ashtu Drita mbyll stërvitjen e fundit në Turku, Nuhiu dhe Limani të bindur për paraqitje të mirë

Trajneri Ardian Nuhiu ka zgjedhur tashmë 11-shen titullare, pa shumë befasi në formacion, ku vend kanë zënë tashmë transferimet e reja si Besnik Krasniqi dhe Blendi Baftiu.

Në formacionin titullarë sigurisht që gjenden edhe emrat e senatorëve si kapiteni Ardian Limani, portieri Faton Maloku, si dhe Hamdi Namani dhe Almir Ajzaraj.

Formacionet zyrtare 

Inter Turku: Riikonen; Arceiro, Ketting, Bonet Badia, Niska; Jyry, Paananen, Forsell; Tamminen, Lepisto, Haro Iniesta; 

Drita: Maloku; Krasniqi, Limani, Balde, Blakqori; Namani, Broja; Muja, Baftiu, Ajzeraj; Simonovski; 

/Telegrafi/