Djali i presidentit të vendit, Endrit Thaçi, ka filluar të jetë figurë shumë e kërkuar nga vajzat, aq më shumë nga modelet e njohura kosovare, shkruan Gazeta NewBorn.
Në media këto ditë janë publikuar disa artikuj rreth të dashurës së Endritit.
Derisa para dy-tri dite u publikua një lajm se ai është në lidhje me Drita Stubllën, motrën e dizajneres së njohur Lia Stubllën, sot u publikua një lajm tjetër rreth të dashurës së tij, por që nuk përkon me realitetin.
Gazeta NewBorn, nga burime shumë të sigurta konfirmon se djali i Presidentit, është në lidhje dashurie vetëm me Drita Stubllën, dhe jo me tjetër.
Për ta vërtetuar këtë Gazeta NewBorn, ua sjellë një fotografi ku vetë Drita Stublla kishte publikuar një fotografi në Instagram ku shihen disa lule të dhuruara nga Endriti e madje vetë ajo kishte shkruar shkronjën e parë të emrit të Endritit.