Telegrafi

Drita sonte nis aventurën në Ligën e Kampionëve, synojnë ta mposhtin kundërshtarin e parë Inter Escaldes

(Foto: ffk-kosova.com)

Sonte fillon raundi preliminar i ndeshjeve për edicionin 2020/2021 në Ligën e Kampionëve.

Në këtë rang garash takohen kampionet e katër shteteve si Kosovës, San Marinos, Irlandës së Veriut dhe Andorrës.

Kampioni i Kosovës, Drita në ndeshjen gjysmëfinale do të takohet me kampionin në fuqi të Andorrës, Inter Escaldes.

Për Dritën kjo është hera e dytë që luan në këtë fazë, ndërsa për Inter Escaldes është hera e parë.

Dy skuadrat luajnë për të vetmin qëllim që të fitojnë dhe të shkojnë në finale ku do të presin fituesin e takimit Tre Fiori – Linfield.

Skuadra kosovare shihet si favorit për ta fituar këtë takim, mirëpo befasitë ndodhin shpeshherë në Ligën e Kampionëve dhe duhet të kenë kujdes.

Ky takim shumë i rëndësishëm do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/