Sonte fillon raundi preliminar i ndeshjeve për edicionin 2020/2021 në Ligën e Kampionëve.
Në këtë rang garash takohen kampionet e katër shteteve si Kosovës, San Marinos, Irlandës së Veriut dhe Andorrës.
Kampioni i Kosovës, Drita në ndeshjen gjysmëfinale do të takohet me kampionin në fuqi të Andorrës, Inter Escaldes.
Për Dritën kjo është hera e dytë që luan në këtë fazë, ndërsa për Inter Escaldes është hera e parë.
Dy skuadrat luajnë për të vetmin qëllim që të fitojnë dhe të shkojnë në finale ku do të presin fituesin e takimit Tre Fiori – Linfield.
Skuadra kosovare shihet si favorit për ta fituar këtë takim, mirëpo befasitë ndodhin shpeshherë në Ligën e Kampionëve dhe duhet të kenë kujdes.
Ky takim shumë i rëndësishëm do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/