Site icon Telegrafi

Drita shndrit në Ferizaj

“Nuk është më rendësi që unë debutova me fitore, sa është me rëndësi angazhimi dhe loja e këtyre djelmoshave. Kjo është dëshmia më e mirë për t’ua mbyllur gojën disa njerëzve të cilët thonë se në skuadër nuk ka disiplinë”, tha trajneri i Dritës, Arbnor Morina.

Drita mirë e ka nisur takimin dhe pas një rasti shumë të mirë të Ramushit që dështon nga afërsia, gjilanasit erdhën të goli në minutën e 22-të, kur mbrojtësi Fidan Hasani nga gjysma e fushën në orvatjet për të degazhuar topi shkon drejtë në portë, ku portieri Avdyli reagon shumë dobët duke pranuar gol qesharak.

Ferizaj në minutën e fundit të ndeshjes shumë lehtë ka mundur ta barazojë rezultatin, kur Dautaj nga 5 metra në portën e zbrazët nuk arrin ta qëllojë topin.

“Mungesa e Salihut dhe Dajakut e çrregulloi lojën tonë. Sido që të jetë një pretendent për titull nuk guxon të bëjë këso humbje”, tha trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version