Drita nuk ka hasur në vështirësi në ndeshje me Vushtrrinë, ku në stadiumin “Ferki Aliu” mori fitore me rezultat 4-0.
Ndeshja nisi shumë mirë për Dritën që arritën të shënojnë që në minutën e parë të ndeshjes.
Ishte Xhevdet Shabani që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e vushtrriasve.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Dritën, ku Betim Haxhimusa shënoi nga afërsia.
Drita në këtë pjesë lojë qëlloi edhe dy herë tjera shtyllën.
Në pjesën e dytë Drita vazhdoi me raste të mira, por golat u shënuan në fund të ndeshjes.
Astrit Fazliu shënoi nga afërsia për 3-0 në minutën e 79-të të ndeshjes për të siguruar fitoren.
Krejt në fund Kastriot Rexha shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 4-0.
Drita me këtë fitore mbetet në pozitën e parë me 55 pikë. /Telegrafi/