Ka zgjatur vetëm një muaj aventura e trajnerit Amir Alagiç te Drita e Gjilanit.
Klubi nga elita e futbollit kosovar është në krizë të thellë dhe nuk fiton prej 8 ndeshjesh, duke humbur shtatë radhazi e duke barazuar 0-0 dje ndaj Ferizajt.
I emëruar më 21 shtator në vend të Sedat Pajazitit, Alagiç nuk ia ka dalë mbanë, duke marrë vetëm një pikë në katër ndeshje, në të cilat Drita nuk ka shënuar asnjë gol.
Në këtë mënyrë, është larguar edhe boshnjaku dhe tashmë Drita kërkon trajner të ri, por ndoshta i duhet një skuadër e re në janar. /Telegrafi/