Site icon Telegrafi

Drita i shkakton shumë probleme Prishtinës, Drenica triumfon me shumë mund ndaj Ballkanit

Drenica ka fituar me shumë mund ndaj kampionit të këtij edicionit Ballkanit në kuadër të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 3-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo në të dytën gjërat ndryshuan, duke u shënuar në total tre gola.

Lumbardh Dellova e kaloi Ballkanin në epërsi me golin e shënuar në minutën e 53-të.

Por, Drenica më pas realizoi dy gola që ia sollën tre pikë të mëdha në luftën për t’i ikur barazhit.

Ishte minuta e 58-të e takimit kur Drenica realizoi golin e parë, derisa në minutën e 73-të i përmbysën shifrat në 2-1.

Skuadra nga Skenderaj nuk u dorëzur deri në fund dhe shënoi edhe të tretin në minutën e 85-të.

Pas javës së 35-të, Ballkani tashmë i konfirmuar kampion ka 73 pikë, ndërsa Drenica që gjendet në vendin e tetë ka grumbulluar 47 sosh.


Fitore në këtë rreth ka marrë edhe Drita, që si mysafir i Prishtinës ia doli të fitonte 1-0.

Në një përballje mjaft të nxehtë, goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 90+2, kur Marko Simonovski shënoi për 1-0.

Me këtë fitore, Drita gjendet në vendin e tretë me 61 pikë, ndërsa Prishtina në të gjashtin me 48 sosh dhe vazhdon luftën për t’i ikur barazhit, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version