Drita ka marrë një tjetër fitore në kampionat ku kësaj radhe kanë mposhtur lehtësisht Lirinë 3-0
Drita e nisi mirë ndeshjen ku rrezikonte vazhdimisht.
Kastriot Rexha fillimisht rrezikoi por pa sukses duke shpëtuar Bakaj Lirinë.
Rexha u largua nga loja pasi pësoi një lëndim duke thyer hundën.
Rastin më të mirë në pjesën e parë për Dritën e pati Haxhi Neziraj që doli përballë portierit Bakaj por që dështoi të shënoi.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për vendasit që vazhdimisht rrezikonin.
Përparim Livoreka pati rastin e parë por dështoi nga afërsia ta dërgonte topin në rrjetë.
Në minutën e 53-të erdhi goli i parë në stadiumin e qytetit në Gjilan kur Leutrim Kryeziu shënoi nga distanca për 1-0.
Drita vazhdoi dominimin por për golin e dytë u desh të pritej minuta e 84-të kur realizoi Përparim Livoreka.
Në minutën e 83-të, Haxhi Neziraj arriti të shënonte golin e tretë në këtë takim duke konfirmuar fitoren e thellë të Dritës.
Drita vazhdon të mbetët në pozitën e parë me 63 pikë të tubuara, tri më shumë se Prishtina.
Ndërkohë Liria ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë me 47 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Drita do të përballet me Trepçën ’89 përsëri në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Ndërkohë Liria do të përballet me Prishtinën në Përparim Thaçi në Prizren. /Telegrafi/