Site icon Telegrafi

Drita reagon për spekulimet: Janë gënjeshtra, po tentojnë t’i njollosin dy klube me traditë

Klubi i futbollit Drita ka reaguar për disa spekulime se kinse janë marrë vesh me Llapin për kurdisjen e ndeshjes.

Para fillimit të takimit kryesia e gjilanasve ka mbajtur mbledhje dhe ka dalë me një komunikatë për shtyp.

Lideri i Superligës së Kosovës i quan gënjeshtra dhe montazh bisedat e zbuluara.

“Të gjitha lajmet e publikuara në disa media mediokër janë gënjeshtra dhe kanë për qëllim njollosjen e dy klubeve me traditë në vendin tonë”.

“Për ti hedhur poshtë të gjitha këto pretendime mjafton të shihen qartë fotografitë e kryetarit të klubit Valon Murseli, drejtorit sportiv Fisnik Kërqeli dhe trajnerit Bekim Isufi”.

“Valon Murseli nuk ka fare qasje në viber. (Edhe më e dobët është montazha ku Valon Murseli shihet duke shkruar në të njëjtën bisedë me dy llogari të ndryshme)”

“Ndërsa Fisnik Kërqeli dhe Bekim Isufi përdorin fotografi të tjera”.

“Në vend që klubi ynë të merret me ndeshjen futbollistike duhet të ballafaqohet me shpije të tilla që e dëmtojnë klubin dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi”.

“Të jeni të bindur që kjo punë nuk do të përfundoj me kaq, kemi iniciuar procesin dhe me rastin do të merren organet kompetente në vendin tonë”, thuhet në reagimin e gjilanasve. /Telegrafi/

Exit mobile version