Telegrafi

Drita-Prishtina, 12 tifozë të arrestuar në finale të Superkupës së Kosovës

Tifozët e Dritës në finalen e Superkupës së Kosovës (Foto: Ridvan Silvova/Telegrafi)

Dymbëdhjetë tifozë janë arrestuar në ndeshjen e mbrëmshme në mes Dritës dhe Prishtinës në kuadër të finales së Superkupës së Kosovës.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre të mitur.

Lajmi është konfirmuar për Kallxo.com nga Kryeprokurori i Prishtinës, Ymer Beka.

Momenti kur tifozët e Dritës ndezën mjete piroteknike në fushë (Foto: Ridvan Silvova/Telegrafi)

Sipas tij, ata janë arrestuar për dëmtim të pronës dhe gjuajtjen e fishekzjarrëve.

Vlen të theksohet se ‘Intelektualët’ gjatë ndeshjes kanë ndezur disa mjete piroteknike duke ndalur kështu lojën për disa minuta.

Për disa minuta finalja u ndërpre (Foto: Telegrafi)

Incidente mes dy tifozërive nuk kishte dhe çdo gjë kaloi pa ndonjë problem.

Në fund ishte Drita që e fitoi superkupën pasi arriti të rikthej rezultatin nga 0-1 në 2-1. /Kallxo/Telegrafi/