Telegrafi

Drita pret Prishtinën në klasiken e futbollit kosovar, Ferizaj nikoqir i Malishevës

photo by: @Shpend Ahmeti

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 30-të që janë në program për tu zhvilluar.

Në fakt dy sfida do të zhvillohen ditën e sotme dhe tre të tjera nesër (e diel).

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ky zhvillohet klasikja e futbollit kosovar mes Dritës dhe Prishtinës.

Drita në këtë takim futet pa trajner pas largimit të Arsim Thaqit dhe kërkon vetëm fitoren për tu rikthyer në pozitën e parë, pozitë të cilën e humbën xhiron e kaluar pas barazimit me Dukagjinin në Klinë.

Ndërkohë Prishtina po kalon formë të mirë dhe synon që të marrë pikë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Drita dhe Prishtina këtë edicion janë përballur tre herë ku të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe një ndeshje është mbyllur baras.

Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj, ku Ferizaj pret Malishevën.

Diferenca në pikë është vetëm një dhe dy skuadrat duan me çdo kusht tre pikët nga ky duel.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/