Site icon Telegrafi

Drita pret Ballkanin në një ndeshje ku mund të vendoset kampioni vjeshtor, Llapi synon këndelljen ndaj Besës

Xhiroja e 16-të e elitës së futbollit kosovar sjellë sot një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij edicioni ndërmjet skuadrave që po luftojnë fuqishëm për titullin kampion, Dritës dhe Ballkanit.

Bardhekaltërit dhe portokallezinjtë zbresin sot në fushën e stadiumit në Gjilan për t’u ndeshur për herë të dytë për këtë sezon, ku rezultati mund të ndryshojë liderin e klasifikimit.

Suharekasit kryesojnë në renditje me 35 pikë, dy më shumë se gjilanasit që kanë 33, e që me një fitore eventuale sot do të ngriteshin në pozitën e parë.

Për t’u theksuar fakti që të dy skuadrat e kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar, ku Drita luan në udhëtim ndaj Prishtinës ndërsa Ballkani është vendës i Gjilanit.

Dueli fillon prej orës 13:30 dhe gjykohet nga Dardan Çaka.

Ndeshja tjetër e ditës luhet në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Besës.

Për vendësit kjo është një prej ndeshjeve ku assesi nuk guxojnë të gabojnë, fakt që edhe mund t’iu ndihmojë pejanëve për të arritur ndonjë rezultat pozitiv, pasi që luajnë pa presion.

Kjo ndeshje fillon prej orës 12:00. /Telegrafi/

SUPERLIGA – SOT

12:00 Llapi – Besa
Gjyqtarë: Lirim Jashari, Fatmir Abrashi, Fatlum Jashari, Arben Halilaj.

13:30 Drita – Ballkani
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Ilir Mehmeti.

Exit mobile version