Site icon Telegrafi

Drita pret Arbërinë, fitorja gjilanasit i bën kampion vjeshtor

Drita mund të sigurojë sot epitetin e kampionit vjeshtor të elitës së futbollit kosovar për edicionin 2020/21.

Gjilanasit janë nikoqirë të Arbërisë, ku me fitore eventualë shkojnë në katër pikë mbi Ballkanin në renditje.

Kampioni në fuqi i Kosovës kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Arbërisë në Obiliq minimal 0-1.

Drita në këtë sfidë vije pas katër fitoreve radhazi, teksa skuadra nga Dobraja në pesë ndeshjet e fundit kanë tri humbje e dy fitore.

Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet ndërmjet Trepçës ’89 dhe Drenicës, skuadra të cilat pritet të luftojnë për mbijetesë këtë edicion.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes në Gjilan do të jetë Visar Kastrati, ndërsa duelin në Mitrovicë e drejton Genc Nuza.

Me këto ballafaqime do të mbyllet xhiroja e 18, që është e fundit për stinorin vjeshtor.

Të dy takimet fillojnë prej orës 13:00.

SUPERLIGA – SOT

13:00 Drita – Arbëria
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Safet Berisha, Gzim Mehmeti, Selim Isufi.

13:00 Trepça ’89 – Drenica
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatmir Sekiraqa, Elvis Bicaj, Valbon Hoxha. /Telegrafi/

Exit mobile version