Drita dhe Antwerp do ta luajnë ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Takimi i parë i zhvilluar një javë më parë në Bosuilstadion në Antwerp përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Përkundër se Antwerp krijoi më shumë raste, Drita arriti të mbrohej mirë për t’iu shmangur humbjes.
Megjithatë pas barazimit në duelin e parë, gjilanasit tani duan të bëjnë një hap para dhe ta eliminojnë skuadrën belge.
Drita do të ketë mbështetje të madhe nga tifozët ‘Intelektualët’, pasi është raportuar se deri më tani janë shitur mbi nëntë mijë bileta.
Gjithsesi ekipi belg mbetet favorit për të kaluar tutje, por Drita shpreson të bëj mrekulli dhe ta eliminoj skuadrën favorite.
Dueli mes Dritës dhe Antwerpit zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/