Site icon Telegrafi

Drita pëson nga Malmo në ndeshjen historike në Ligën e Kampionëve, spektakël i Intelektualëve në tribuna

Drita ka pësuar humbje nga Malmo në stadiumin ‘Adem Jashari’ në kuadër të rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve m rezultat 3-0.

Një ndeshje ku mblodhi në Mitrovicë mbi 10 mijë tifozë dhe ku nuk mungoi atmosfera e bukur.

Tifozët e Dritës shpalosën banerë duke përkujtuar 30 vite geto të futbollit kosovar.

Një minutë heshtje edhe për legjendën dhe ish-kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin që ndërroi jetë muaj më parë.

Ndeshja nisi mirë për tanët. Drita shumë lehtë ka mundur të shënojë në fillim të takimit, kur rrezikoi me Xhevdet Shabanin dhe Endrit Krasniqin.

Suedezët u futën në lojë dhe arritën të gjenin golin në minutën e 13-të.

Rieks harkoi në zonë ku Strandberg, i shmanget bukur Liridon Lecit dhe shënoi me kokë për 1-0.

Drita u mundua të kthehet në lojë, por nuk ia doli.

Kjo pasi në minutën e 39-të Malmo shënoi edhe golin e dy. Kapiteni Rosenberg  pason bukur për Traustason, që shënon për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi më e qetë, pasi suedezët kishin epërsinë e kërkuar. Në minutë  e 68-të ata rrezikuan përsëri, por pa sukses.

Drita u kundërpërgjigj me Xhevdet Shabanin dhe Haxhi Nezirajn, po pa sukses.

Në minutë e 77-të Drita kërkoi edhe penallti, por që nuk u dha nga gjyqtari.

Në minutën e 82-të kapiteni Rosenberg gjeti golin. Ai shënoi pas një gabimi të Limanit në mbrojtje.

Deri në fundi nuk kishte më gola dhe Drita do të udhëtojë në Malmo pas një jave, me tre gola disavantazh. /Telegrafi/

Exit mobile version