Drita ka shënuar fitore ndaj Suharekës si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke gjetur golin të parët.
Zhvillohej minuta e 28, kur Mevlan Zeka shënoi për 1-0.
Por pak pa u mbyll pjesa e parë në skenë doli Salifu Ibrahim që shënoi për 1-1.
Ky gol i bëri mirë Dritës, që nisi sulmet në pjesën e dytë.
Albert Dabiqa shënoi golin e epërsisë për 2-1 në minutën e 66-të të takimit.
Edhe pse dy skuadrat tentuan të shënonin deri në fund nuk ndryshoi rezultati.
Drita tani është lider me 21 pikë, ndërsa Suhareka ka 17 pikë dhe është e pesta. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore