“Në skuadër kemi lojtarë vërtet cilësorë, të cilët kanë premtuar se do të japin më të mirën e tyre, në mënyrë që skuadra të arrijë objektivat e këtij sezoni. Nuk kemi tendenca që të ndjekim titullin, e kjo do të thotë se objektivi ynë është kupa e Kosovës. Po përpiqemi të formojmë një grup të denjë, i cili të jetë i aftë për të përballuar me sukses të gjitha sfidat në sezonin pranveror”, ka thënë nënkryetari i Bordit të KF Drita, Besim Ismaili.
E kryetari i ekipit gjilanas, Saqip Shala ka thënë se ka ardhur koha që trofeu u kupës të kthehet në qytetin e Gjilanit. “Ka ardhur koha që në Gjilan ta kthejmë trofeun e kupës së Kosovës. Si qytet i futbollit Gjilani gjithnjë meriton trofe”, tha kryetari Shala. Herën e fundit Drita ishte fituese e kupës së Kosovës në vitin 2001. Drita pjesën vjeshtore të Superligës së Kosovës e ka mbyllur në pozitën e 6-të me 26 pikë të grumbulluara, 11 më pak sesa lideri Llamkos Kosova. /Zëri/Telegrafi/