Këtë super-lajm e ka konfirmuar edhe kryetari i skuadrës gjilanase, Fazli Fazliu, për Arenën. “Kemi arritur marrëveshje me Brown dhe ai të shtunën(sot) do të arrijë në Gjilan”.
Kryetari ka dhënë indikacione se përforcimi i ri i skuadrës mund të debutojë menjëherë në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet të dielën ndaj Besës. “Të dielën ai do të debutojë me Besën”, shtoi Fazliu.
Publiku kosovar ka pasur rastin ta shohë këtë lojtarë duke luajtur në Kosovë, pasi që para disa ditësh ai luajti kundër Sigal Prishtinës në kryeqytet në kuadër të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/