Telegrafi

Drita përballë Inter Turku në Ligën e Konferencës, Nuhiu: Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta

(Foto: Facebook/FC Drita)

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Drita do të takohet me FC Inter Turku nga Finlanda.

Për këtë përballje trajneri Ardian Nuhiu theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.

“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar”.

Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finlandë është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri.

Lexo po ashtu Liga e Konferencës: Drita me Inter Turkun, Gjilani dhe Llapi më lehtë

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe Drita që e zhvillon takimin në cilësinë e mysafirit.