Kampioni aktual i Kosovës, Drita po vazhdon aventurën e saj në Evropë.
Gjilanasit janë në turin e dytë të Ligës së Evropës ku do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu, F91 Dudelange.
Ekipi i Bekim Isufit ka humbur në ndeshjen e parë me rezultat të ngushtë 2-1.
Fitorja minimale Dritën e kualifikon tutje duke bërë që gjilanasit të shkruanin edhe njëherë historinë e futbollit kosovar.
Tanimë trajnerët e dy skuadrave kanë publikuar edhe formacionet zyrtare:
Drita: Bakaj, Musaj, Gërbeshi, Limani, Leci, Shala, B.Shabani, Neziraj, X, Shabani, Livoreka, Haxhimusa.
F91 Dudelange: Joubert, Jordanov, Schnell, Premeh, El Hriti, Clement, Sinani, Kruska, Stolz, Turpel, Agovic. /Telegrafi/