Site icon Telegrafi

Drita për fitoren e dytë, Dukagjini për të paren – formacionet zyrtare

Drita dhe Dukagjini përballen në xhiron e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje këtë edicion ku kanë marrë katër pikë për dallim nga mysafirët që nga tre duele të zhvilluara kanë arkëtuar vetëm një sosh.

Drita synon të rikthehet te fitoret pasi është një nga pretendentët për titullin e kampionit.

Në anën tjetër klinasit kërkojnë që të shkaktojnë befasi në Gjilan.

Formacionet zyrtare:

Drita: Smakiqi, Be. Krasniqi, Thaqi, Salihu, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Jashari, Ajzeraj, Selmani, Bl. Krasniqi.

Dukagjini: Haxhihamza, Hugo, Basri, Dallku, Shala, Iran Junior, Morina, Shabani, Zylfiji, Merlaku, Neziri.

/Telegrafi/

Exit mobile version