Viktoria Plzen dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit i nisin sot (e enjte) garat evropiane, pasi fillojnë nga raundi i dytë dhe ndeshjen e parë të këtij raundi do ta luajnë në udhëtim.
Klubi i drejtuar nga Akis Vavalis janë gati për ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Doosan Arena’ të Plzenit.
Në këtë ndeshje, trajneri grek ka vendosur një formacion pak më të balancuar shkaku i kundërshtarit të fortë.
Megjithatë, nuk mungojnë yjet e ekipit si Besnik Krasniqi, Rron Broja, Muharrem Jashari dhe Blend Baftiu që luajnë nga minuta e parë.
Plzen: Stanek; Hejda, Dweh, Traore; Cadu, Vlkanova, Kalvach, Kopic, Sykora; Vydra, Chory;
Drita: Smakiqi; Krasniqi, Salihu, Agyare, Thaqi; Broja, Baftiu; Selmani, Jashari, Ovouka; Tahiri;
/Telegrafi/