Skuadra gjilanase duket se e ka marrë seriozisht përforcimin e klubit. Ata tashmë kanë paraqitur për regjistrim, Rickey Jerome George, i cili luan në pozitën e fundorit.
Ai do të ketë të drejtë loje që në xhiron e radhës, pas kompletimit të dokumentacionit konform nenit 47 të rregullores për regjistrim të lojtarëve në FBK dhe kryerjes së obligimit financiar. /Telegrafi/