Drita vazhdon me formën e mirë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, skuadra nga Gjilani ka fituar si mysafire e Flamurtarit me rezultat 0-1.
Vendasit ishin pak më të mirë, por nuk arriti të marrin pikë nga kjo përballje.
Ndeshja filloi me lëndimin e Betim Haxhimusën, kurse në vend të tij trajneri i Dritës inkuadroi Haxhi Nezirajn.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Endrit Krasniqi në minutën e 250të pas pas harkimit të Xhevdet Shabanit.
Flamurtari rrezikoi në vazhdim me Alban Shillovan, kurse mysafiret iu përgjigjen me Haxhi Nezirajn.
Në pjesën e dytë ishin më të mirë vendasit, ata kishin raste për gol me dyshen Shillova (50′) dhe Agron Bruqi (73′), por rrjeta e portës së Leutrim Rexhepit mbeti e paprekur.
Pas kësaj fitore Drita renditet në vendin e katër me 22 pikë, kurse Flamurtari në pozitën e pestë me 19 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Dritës është kundër Lirisë, kurse Flamurtari ndaj KEK-u. /Telegrafi/