Drita dhe Trepça ’89 kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 28-të të Superligës së Kosovës.
Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke fituar penallti në minutën e 12-të.
Nga pika e bardhë si zakonisht ishte i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0.
Por në minutën e 24-të ishte i riu Egzon Fazliu që shënoi për 1-1.
Drita e dominoi pastaj pjesën e parë, ndërsa Trepça ’89 tentoi nga kundërsulmet.
Edhe pjesa e dytë kishte dominimin e gjilanasve, por që nuk arritën të shënonin golin e fitores.
Me këtë barazim, Drita mbetet lider me 56 pikë, pasi barazoi edhe Ballkani që ka një pikë më pak.
Trepça ‘89 aktualisht është e teta me 30 pikë. /Telegrafi/