“Patëm raste të shumta, por nuk i shfrytëzuam. Fati na e ka kthyer shpinën, sepse nuk po mund të shënojmë. Ferizaj ka mundur të na dënojë, ata kanë një ekip cilësor. Ky është futbolli, ne nuk dimë rezultat tjetër veç barazimeve, por duhet të vazhdojmë tutje”, tha kryetrajneri i Dritës, Musa Selimi.
Megjithatë rastet më të mira për të marrë pikët e plota i patën mysafirët, në çastet e fundit të ndeshjes, kur dy herë qëlluan shtyllën. Së pari ishte Shabani që qëlloi shtyllën, e më pas edhe Vokshi.
“Këso rastesh nuk humben. Një pjesë e lojtarëve tanë luajnë sikur të ishin në Ligën e dytë. Dajaku e Sahiti janë për çdo kritikë, ngase as me sjellje, e as me lojë nuk po e arsyetojnë angazhimin e tyre”, ka thënë Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Ferizajt. Ky ishte barazimi i parë për Ferizajn, karshi një fitore dhe humbje. /Zëri/Telegrafi/