Gjilanasit drejt Turqisë kanë udhëtuar të kompletuar, madje edhe me mbrojtësin Fidan Hasani, i cili kohëve të fundit vuante nga një lëndim. Gjatë qëndrimit në Bursaspor, gjilanasit kanë paralajmëruar se do t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese. Ata planifikojnë t’i matin forcat edhe me ekipin e dytë të klubit të famshëm turk, Bursaspor.
Drita kohëve të fundit është organizuar goxha mirë, derisa objektiv kryesor e ka Kupën e Kosovës, për të cilin trofe në çerekfinale do të ndeshet me rivalin e përbetuar nga i njëjti qytet, Gjilani. /Tribuna/Telegrafi/