Telegrafi

Drita nënshtron Trepçën ’89 dhe pozicionohet në krye

(Fotoilustrim: Drita FC/Facebook)

Me rezultat 2-0, Drita e ka mposhtur Trepçën ’89 në udhëtim, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Mysafirët e nisën më mirë sfidën në kërkim të golit dhe arritën ta zhbllokojnë rezultatin në minutën e 17-të të takimit.

Xhevdet Shabani ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë, e cila u ndal në rrjetë. Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, edhe pse nuk munguan raste tjera.

‘Intelektualët’ realizuan edhe në pjesën e dytë duke shënuar atë që njihet si gol i sigurisë. Kastriot Rexha u tregua i saktë (70’) pas asistimit nga Astrit Fazliu.

Kjo fitore e pozicionon Dritën në krye të tabelës së Superligës së Kosovës në futboll me dy pikë më shumë se Prishtina që ndodhet në vend të dytë dhe tri më shumë se Ballkani që mban vendin e tretë.

Nga ana tjetër, me 27 pikë të arkëtuara nga shtatë fitore, gjashtë barazime dhe 11 humbje, Trepça ’89 është në vend të nëntë në tabelë. /Telegrafi/