Site icon Telegrafi

Drita në krizë, në pritje të sponsorëve

Kryetari i skuadrës gjilanase Fazli Fazliu, njoftoi se klubi është duke shikuar të sigurojë disa sponsorë dhe janë në pritje të një përgjigje edhe nga Komuna.

“Momentalisht jemi duke shikuar të arrijmë disa marrëveshje me disa sponsor. Gjithashtu jemi duke pritur edhe një përgjigje të Komunës për të na ndihmuar për sezonin e ardhshëm”, përfundoi Fazilu.

Të kujtojmë që Drita sezonin e kaluar e përfundoi në pozitën e pestë me 40 pikë të tubuara. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version