Telegrafi

Drita natyrore zvogëlon shkurtpamësinë

Rreziku i fëmijëve nga miopia ose shkurtpamësia, ku largimi i objekteve shkakton pamje të turbullt për shkak se drita hyn në fokuset e syrit në mënyrë të parregullt, mund të zvogëlohet duke kaluar më tepër kohë jashtë dhe duke ju ekspozuar dritës natyrale, thotë një hulumtim nga Universiteti i Kembrixhit i cili u prezantua gjatë kësaj jave.

Dr. Antony Khawaja nga ky universitet tha: "Shtimi i kohës së kaluar jashtë nga ana e fëmijëve mund të jetë e masë e thjeshtë me përfitime të mëdha për përmirësimin e të parit dhe shëndetit të përgjithshëm".

Shkurtpamësia është më e shpeshtë në ditët e sotme krahasuar me 30 deri 40 vjet më parë në të gjitha vendet e botës.

Krahasuar me fëmijët me shikim normal dhe me largpamësi, mesatarisht fëmijët shkurtpamës kalojnë 3.7 orë më pak në javë në ambiente të hapura.

Gjithashtu të dhënat flasin edhe për ngadalësimin e përparimit të shkurtpamësisë me e kalimit të kohës më të madhe në ambiente të hapura krahasuar me fëmijët shkurtpamës të cilët kanë qëndruar brenda një kohë më të gjatë. /Telegrafi/