Java e 13-të në elitën e futbollit kosovar do të nis gjatë ditës së sotme.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës që ka publikuar edhe orarin e xhiros së 13-të të Ipko Superligës së Kosovës.
Ditën e martë janë në program dy ndeshje, njëra në kryeqytet dhe tjetra në Prizren.
Liria para shikuesve të vetë në stadiumin Përparim Thaçi do të pres skuadrën e Ferizajt.
Në ndeshjen e sotme, Flamurtari do të jetë nikoqir i kampionit të Kosovës, Dritës së Gjilanit.
Theksojmë se komisioni i garave ka ndërruar edhe orarin, pasi nga kjo javë ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:30, pos takimit mes Prishtinës dhe Trepça ’89 (17:45)
Ndryshe, gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera të ligës elitare të Kosovës. /Telegrafi/