Telegrafi

Drita mposht Ulpianën si mysafir, kthehen në garë për titull

Drita ka shënuar fitore ndaj Ulpianës si mysafir me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 27-të.

Pjesa e parë doli të jetë e zjarrtë me rast dhe gola, pasi u shënuan katër shosh.

Ndeshjen e hapi Muharrem Jashari që shënoi në minutën e 5-të për 1-0 pas asistimit të Marko Simonovskit.

Por shifrat nuk qëndruan gjatë kështu, pasi në minutën e 20-të, Emir Rezi shënoi për 1-1.

Drita ktheu epërsinë në minutën e 25-të, kur Simonovski shënoi për 2-1.

Ulpiana nuk u dorëzua dhe para se të mbyllej pjesa e parë shënoi me Akil Makollin për 2-2.

Me të filluar pjesa e dytë skuadrat sërish nisën me sulm drejt portave kundërshtarë.

Drita kaloi për herë të tretë në epërsi me Simonovskin që gjeti golin e dytë personal për 3-2.

Deri në fund skuadrat u munduan, por gola të tjera nuk kishte.

Drita me këtë fitore del në pozitën e dytë me 49 pikë, aq sa Gjilani, ndërsa Ulpiana mbetet në pozitën e 9-të me 24 pikë. /Telegrafi/