Drita është rikthyer te fitoret pasi para adhuruesve të vet pasi ka mposhtur Dukagjinin me rezultat të thellë 5-1.
Ka qenë një duel i dominuar nga fillimi e deri në fund nga skuadra gjilanase, që krijoi shumë raste shënimi.
Por për golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 41-të, kur Ardit Tahiri realizoi bukur për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Mysafirët barazuan në minutën e 60-të me Ergyn Ahmetin, para se Drita të realizonte edhe katër gola të tjerë.
Elton Basriu i mysafirëve realizoi autogol në minutën e 75-të për 2-1, derisa tetë minuta më vonë Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia për 3-1.
Kastriot Selmani krijoi vet një kundërsulm duke realizuar për 4-1 në minutën e 89-të, derisa golin më të mirë e shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 92-të.
Me këtë fitore Drita rikthehet në krye të tabelës me 41 pikë, sa ka edhe Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë Dukagjini zbret në vendin e gjashtë me 25 pikë.
Drita ndeshjen e ardhshme e zhvillon në udhëtim në kryeqytet ndaj Prishtinës, derisa Dukagjini pret në Klinë skuadrën e Llapit. /Telegrafi/