Telegrafi

Drita misterioze që shfaqet në mes të malit, i ka lënë ekspertët pa koment (Foto)

 

Një dritë misterioze që shfaqet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara i ka befasuar banorët, kurse ekspertët nuk po dinë se çfarë është.

Ky fenomen që ndodhë për çdo vit, në një mal në kufi me Wisconsin i ka fascinuar mijëra njerëz, që kur është shfaqur për herë të parë më 1960, transmeton Telegrafi.

Për çdo vit, në këtë vend të vogël shfaqet një dritë e bardhë që ndizet në muzg dhe pasi qëndron për disa çaste, zhduket në mënyrë të pashpjegueshme.

Njohësit e aktiviteteve paranormale, për gjysmë shekulli e kanë përcjellë me vëmendje këtë ngjarje, por nuk kanë dalë me një shpjegim konkret se çfarë po ndodhë.

Në anën tjetër, ndjekësit e fantazmave mendojnë se është shpirti i një burri, që ka vdekur duke i shpëtuar udhëtarët e një treni. /Telegrafi/