Telegrafi

Drita mëson kundërshtarin e raundit të parë në Ligën e Kampionëve, përballet me kampionin e Polonisë

Në Nyon të Zvicrëssot është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues së Ligës së Kampionëve.

Në rast të kualifikimit tuje nga raundi preliminar, kampioni i Kosovës, Drita do të ketë një punë mjaft të vështirë me Legian e Varshavës.

Fillimisht Drita do të luajë në finalen e fazës preliminare të martën me Linfeldin.

Foto: Dardanian Football/Twitter

Në rast të fitores ndaj Linfieldit, ekipi i Ardian Nuhiut tani do të ketë punë me me ekipin polak, Legian e Varshavës.

Kujtojmë se në gjysmëfinale të kësaj faze, klubi gjilanas triumfoi 2:1 ndaj Inter d’Escaldesit të shtunën.

Ndeshja finale mes Dritës dhe Linfieldit zhvillohet të martën në Nyon. /Telegrafi/