Skuadra e vetme kosovare në garat evropiane është kampioni në fuqi Drita.
Ekipi gjilanas do të luaj në raundin e dytë të Ligës së Evropës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Drita do të luajë ndaj kampionëve të Luksemburgut, F91 Dudelangen, që gjithashtu u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Tani Drita dhe F91 Dudelangen kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë tutje.
Në rast se Drita kalon klubin nga Luksemburgu, atëherë do të takohet me fituesin e duelit Legia Warsawa – Spartak Trnava.
Ndeshja e parë mes Dritës dhe F91 Dudelangen do të zhvillohet në Luksemburg më 26 korrik.
Ndërkohë ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë një javë më vonë. /Telegrafi/