Drita është shpallur kampion i IPKO Superligës së Kosovës për edicionin 2019/20.
Gjilanasit arritën që të marrin trofeun në duar në xhiron e fundit edh pse pësuan humbje 2-1 ndaj Ballkanit në Suharekë.
Por, kjo disfatë nuk e dëshpëroi Dritën, pasi lojtarët filluan të festonin titullin më të rëndësishëm në vendin tonë.
Intelektualët arritën të fitonin një garë të ashpër me Gjilanin dhe Ballkanin, derisa larg nuk ishte as Prishtina.
Kryeqytetasit në xhirot e fundit filluan të binin në ritëm të lojës dhe kjo u kushtoi me largim nga gara.
Për dallim nga bardhekaltrit, Drita nuk lëshoi asnjëherë pe dhe në fund u shpërblye me trofeun e Superligës.
Drita e mbylli këtë edicion në vendin e parë me 68 pikë, aq sa kishte edhe Gjilani në të dytin, por që përballljet direkte përcaktuan triumfuesin. /Telegrafin/