Lajmin për ardhjen në klub të lojtarit serb, e ka konfirmuar për Arenën, trajneri i Dritës, Agron Selmani, i cili e ka mirëpritur lojtarin e tij në mënyrë sportive, ashtu siç veprojnë sportistë në gjithë botën.
“Po e kemi një lojtar të rij në skuadër që jemi duke e testuar. Ai është Aleksander Mitroviq, i cili është i vitit 1994. Që disa ditë ai po stërvit rregullisht me Dritën dhe është mirëpritur shumë mirë. Ai është qytetar i Kosovës, dhe si i tillë është trajtuar i barabartë me futbollistët e tjerë që kamë në dispozicion”, u shpreh Selmani për gazetën Arena. /Telegrafi/